Korporata

Pasi ka bërë një emër të shquar në Turqi me mijëra pacientë dhe mysafirë nga 193 qytete në 44 vende në të gjithë botën, Peak International Health krenohet me faktin që është zgjedhja e parë e pacientëve që vizitojnë Turqinë për Turizëm Mjekësor dhe Termal, gjë që është rezultat i punës së palodhur që kryen stafi i tij profesional me përvojë në bashkëpunim me partnerët e saj të biznesit në një rrjet të gjerë në shkallë globale. Duke siguruar që pacientët të trajtohen në qendra të rehatshme dhe të përparuara mjekësore, Peak International Health është ndër agjensitë më të preferuara të turizmit shëndetësor që ofron me nivelet më të larta të kënaqësisë së klientit.

Ju jeni gjithmonë të sigurt me Peak International Health, i cili u kushton vëmendje të madhe ankesave dhe kërkesave tuaja dhe është gjithmonë pranë jush me infrastrukturën e tij dhe me stafin me përvojë, duke u siguruar që të mos ndiheni vetëm edhe kur jeni në një vend tjetër me një kulturë të ndryshme.

Principi dhe parimi ynë kryesor është të sigurohemi që të ndiheni rehat si në shtëpinë tuaj gjatë gjithë kohës, duke ju ofruar plane trajtimi të personalizuara, mundësinë për të zgjedhur spitalet dhe mjekë që ju përshtaten kërkesave dhe mundësive tuaja ekonomike dhe duke ju ndihmuat të bëni zgjidhjet më efektive dhe më të shkurtra për trajtimin tuaj.

Vlerat tona

  • Të gjithë janë të veçantë për ne. Në punën tonë në marrim kënaqësi duke udhëhequr sektorin me ekipin tonë të specializuar dhe duke ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat përkatëse dhe praktikat e mira ndërkombëtare.
  • Ne gjithmonë veprojmë me përkushim dhe ndershmëri me moton “shëndeti është i pari”, në të gjitha marrëdhëniet tona, duke fituar besimin tuaj pa lënë asnjë vend për dyshime.
  • Misioni ynë është t’ju ofrojmë juve cilësinë më të lartë pa sakrifikuar ndjeshmërinë sociale, mjedisore dhe profesionale.
    * Misioni ynë menaxherial është të “Respektojmë njerëzimin dhe shëndetin e njeriut”.
  • Yönetim felsefemiz “İnsana ve sağlığa saygı”

Turizmi shëndetësor

Ne ofrojmë zgjidhje profesionale të turizmit shëndetësor në shumë vende në të gjithë botën me një përvojë mbi 18 vjeçare.

Konsulenca

Me rrjetin tonë të jashtëzakonshëm të njohurive dhe aftësive, ne ofrojmë shërbime këshillimi për spitalet dhe institucionet e tjera që veprojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor për të zgjidhur problemet e tyre komplekse.

Edukimi dhe Trajnimi

Ekipi ynë do të analizojë institucionin tuaj për të ofruar edukimin dhe trajnimin më të mirë për të përmbushur nevojat tuaja me qëllim të çuar përpara kompaninë tuaj.

Tregtia Ndërkombëtare

Ne furnizojmë një gamë të gjerë të produkteve mjekësore me kushtet më të mira tregtare në aspektin ekonomik, kurdo që është e nevojshme ose sipas kërkesave tuaja.