PEAK INTERNATIONAL HEALTH GROUP
Turizmi shëndetësor
Trajtimi më efektiv dhe opsionet me kosto më të ulët për pacientët në të gjithë botën
Turizmi shëndetësor
Spitali i duhur, mjeku i duhur
Në botën e sotme është e mundur të përmbushni nevojat e kujdesin tuaj shëndetësor/trajtimit mjekësor në pothuajse çdo vend të botës, në sajë të nivelit më të lartë të teknologjive të kujdesit shëndetësor dhe lehtësisë së turizmit.
Peak International Health, me ekipin e tij profesional siguron shërbime me cilësi të lartë të turizmit shëndetësor në Turqi për pacientët/mysafirët e saj të vlefshëm që aplikojnë në fushat e trajtimit mjekësor ose estetik.
Në Turqi, që ne vitin 2017 kishtë 42 spitale dhe struktura të akredituara nga JCI , duke qenë kështu vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të spitaleve. Për më tepër, shërbimet e akomodimit dhe mikpritjes në Turqi janë të mirënjohura, të besuara dhe të preferuara në të gjithë botën.
Spitali i duhur,mjeku i duhur
I gjithë planifikimi i trajtimit kryhet individualisht për secilin pacient/mysafir të Peak International Health.
Ne zgjedhim spitalin e duhur dhe mjekun e duhur pasi kemi marrë informacione gjithëpërfshirëse mbi historikun e kujdesit shëndetësor të pacientit.
Nëse preferoni një spital dhe/ose një mjek tjetër, atëherë ne e respektojmë vendimin tuaj dhe vazhdojmë procesin me spitalin/mjekun që keni zgjedhur.
Ne synojmë të ofrojmë trajtim mjekësor me cilësi të lartë me çmime ekonomike përmes marrëveshjeve të bëra midis firmës sonë dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor të kontraktuar me ne, duke garantuar kostot më të ulëta për trajtimin mjekësor dhe operacionet kirurgjikale.
Ne jemi gjithmonë aty për ju, së bashku me përvojën tonë shumë vjeçare, me qëllim që t’ju ofrojmë opsionet më të mira të shërbimit dje t’ju sigurojmë që të ndiheni në komoditetin e shtëpisë tuaj gjatë gjithe periudhës që merrni trajtimin nën shërbimet tona të turizmit shëndetësor, të cilat mund të personalizohen sipas kërkesës tuaj, përmes zgjedhjeve të spitaleve private dhe mjekëve të posaçëm për ju.
Share your contact information and let our experts call you about our services
“Punonjësit e Peak International Health dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor të kontraktuar me ne do t’ju bëjnë të ndieni sigurinë e shtëpisë tuaj gjatë gjithë procesit”